enalsr

Kryefamiljar në Kosovë përmirëson izolimin

Location
Malishevë, Kosovë
Investment
dritare dhe dyer efiçiente ndaj energjisë, kaldajë dhe izolim
Investment Size
€8,700
Energy savings
11 mWh/në vit
Donor
EU, Austria, WBIF

Rritja e komoditetit të jetesës ishte prioriteti kryesor i Dr. Milazim Kryeziut dhe tetë anëtarëve të tjerë të familjes së tij. Shtëpia ku ata banojnë është ndërtuar në vitin 1994 dhe kishte probleme me izolimin, gjatë dimrit ishte gjithmonë ftohtë dhe era frynte nga të gjitha anët.

Ata aplikuan përmes Programit GEFF për të përmirësuar izolimin, por gjithashtu investuan në teknologji të tjera efiçiente ndaj energjisë si kaldajë, dritare dhe dyer.

Pas investimit në teknologji të gjelbra në vlerë totale prej €8,700; familjes Kryeziu nga Malisheva i është aprovuar një grant nga BE në shumë prej €1,700, i cili është paguar pas përfundimit të punimeve.

Ky investim ndihmoi familjen të krijonte kushte më komode jetese por edhe të reduktonte konsumin e energjisë dhe faturat. Dikur ata paguanin faturë rryme prej €120 euro në muaj, ndërsa falë investimit tani paguajnë vetëm 40 Euro në muaj.

Sot, familja nga Malisheva e mban shtëpinë të ngrohtë dhe kursen 11 MWh në vit, që është e barabartë me largimin e 2 veturave nga rruga.

Programi GEFF për Ballkanin Perëndimor mbështetet nga Bashkimi Evropian (BE), Ministria Federale e Financave e Republikës së Austrisë dhe Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor në bashkëpunim me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë (ECS).