BERZH dhe ProCredit promovojnë efiçencën e energjisë në Shqipëri
Mbështetje nga BE dhe Austria me linja kreditimi për investime në efiçencën e energjisë për familjet
Linjë kreditimi prej 3 milionë euro për investimet rezidenciale në përmirësimin e efiçencës së energjisë
Huamarrësit do të mund të përfitojnë deri më 20 për qind vlerës në përfundim të investimit
Linjat e kreditimit bashkë-financohen nga BE, Austria dhe Platforma për Investime në Ballkanin Perëndimor (WBIF).
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në kuadër të objektivave të saj për rritjen e investimeve për efiçencën e energjisë në Shqipëri do të alokojë një linje kreditimi prej 3 milionë euro për ProCredit Bank. Fondet do të përdoren për hua në investime rezidenciale me qëllim ruajtjen e energjisë.
Klientët e Bankës do të mund të aplikojnë për financim për investime në përmirësimin e energjisë si izolim i mureve dhe çatisë, dritare të reja, panele diellore, sisteme ngrohje, pastrimi, boilerë më efiçentë me qëllim kursimin e energjisë.
Me përfundimin e suksesshëm të investimit, familjet do të përfitojnë një grant deri në 20 për qind të vlerës së huasë të financuar nga Bashkimi Europian (BE) për t’i bërë këto investime më të përballueshme. Krahas kësaj familjet do të kenë fatura të reduktuara të energjisë dhe më shumë rehati në shtëpitë e tyre.
Ekaterina Solovova, Drejtoreshë e BERZH në Shqipëri tha: “Reduktimi i konsumit dhe shpenzimeve të energjisë duke rritur efiçencën e energjisë në ndërtimet rezidenciale është tashmë më e nevojshme se kurrë. Masat për ruajtjen e energjisë do të ndihmojnë në reduktimin e emetimeve të CO2 (dhe do t’u ofrojnë familjeve më shumë komoditet dhe ulje të shpenzimeve për energji dhe ngrohje.”
“Rritja e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e mjedisit dhe mbështetja në parandalimin e ndryshimeve të klimës kanë qenë gjithnjë fokusi ynë strategjik. GEFF përforcon qasjen tonë ekologjike për një të ardhme të qëndrueshme. Ne jemi të angazhuar të ndihmojnë klientët tanë që duan të investojnë në teknologji të gjelbra dhe i nxisim të përfitojnë nga kushtet e favorshme të këtij programi”- shpjegon ProCredit Bank Albania.
Deri më sot, GEFF ka ndihmuar mbi 9,000 familje në rajon për përmirësimin e efiçencës së energjisë në shtëpitë e tyre.
BERZH është një investior lider në Shqipëri e fokusuar në zhvillimin e sektorit privat, rritjen e shpirtit të sipërmarrjes në ekonomi, komercializimin e projekteve infrastrukturore dhe promovimin e energjisë së qëndrueshme dhe investimeve të sigurta mjedisore. Deri më sot, Banka ka investuar 1.8 miliardë euro në 125 projekte në Shqipëri.
Supported by
By using this site, you confirm that you accept our Terms and Conditions as well as our Cookies Policy AcceptRead More
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.