BERZH lancon kornizën për efiçiencën e energjisë për shtëpitë në Kosovë
8.5 milion Euro linja kreditore dhe dialog i politikave për zhvillimin e ekonomisë së gjelbër në Kosovë
BERZH ka lancuar një program të ri në Kosovë të quajtur Mekanizmi për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër (Green Economy Financing Facility – GEFF), që ka për qëllim dhënien e kredive për amvisëritë për kryerjen e përmirësimeve që ndikojnë në rritjen e efiçencës së energjisë. Linjat kreditorë në shumën prej 8.5 milion Euro janë nënshkruar me tri institucione vendore financiare, Banka TEB në Kosovë dhe institucionet mikro-financiare Kreditimi Rural i Kosoves (KrK) dhe Agjencioni për Financim në Kosovë (AFK), si pjesë e programit të përgjithshëm të GEFF prej 85 milion Euro që vepron në Ballkanin Perëndimor.
Në konferencën lancuese të mbajtur sot në Prishtinë janë mbledhur së bashku palët e interesit në GEFF, duke përfshirë donatorët, zyrtarët vendor shtetëror, institucionet financiare partnere, furnizuesit dhe prodhuesit e teknologjive të gjelbra për sektorin e banimit.
GEFF në Kosovë implementohet në kuadër të Programit Rajonal për Efiçencën e Energjisë për Ballkanin Perëndimor (Regional Energy Efficiency Programme – REEP), që financohet nga BE dhe implementohet në bashkëpunim me Sekretarinë e Komunitetit të Energjisë. Në total programi REEP do të përfitojë nga 135 milion Euro për investime në sektorin rezidencial, mbështetur nga 30 milion Euro financim nga BE, 1.8 milion Euro nga Fondi i Përbashkët Evropian për Ballkanin Perëndimor, si dhe 3.3 milion Euro nga Ministria Federale e Financave e Austrisë.
Modeli i BERZH për efiçencë të energjisë është duke operuar në Kosovë që nga viti 2011 në kuadër të Projektit për Energji të Qëndrueshme në Kosovë (KoSEP). KoSEP, që gjithashtu ka përfituar nga financimi i BE-së, ka synuar implementimin e investimeve në efiçencë të energjisë dhe energji të ri-përtritshme në ndërmarrje të vogla dhe të mesme dhe në sektorët e amvisërisë.
Në kuadër të REEP, BERZH ka mbështetur Kosovën për përmirësimin e ligjeve, politikave dhe standardeve që ndihmojnë në krijimin e tregut të bazuar në kërkesë për efiçencë të energjisë në ndërtesa. Në të ardhmen, Banka do të intensifikojë përpjekjet për rritjen e investimeve në efiçencë të energjisë në sektorin e biznesit dhe atë të banimit.
Përmes programit GEFF, familjet Kosovare do të kenë mundësi që të marrin kredi nga institucionet financiare partnere për financimin e zgjidhjeve për rritjen e efiçencës së energjisë, duke përfshirë dritaret me xhama të dyfishtë, bojler me efikasitet të lartë ose izolim për shtëpi. Këto investime do t’u ndihmojnë amvisërive që jo vetëm të rrisin efiçencën e energjisë, por gjithashtu të ulin emetimin e gazrave serë dhe të përmirësojnë standardin e tyre të jetesës. Familjet që investojnë në këto teknologji për rritjen e efiçencës së energjisë, kanë të drejtë të aplikojnë për një grant nga BE për financimin e deri në 20 përqind të vlerës së investimit të tyre. Kompanitë që prodhojnë dhe instalojnë këto teknologji për efiçencë të energjisë, siç janë dritaret dhe bojlerët, gjithashtu kanë qasje në financim në kuadër të programit GEFF. Gjithashtu, në kuadër të këtij mekanizmi është përfshirë edhe asistenca teknike, duke përfshirë auditimet e energjisë për renovimin e ndërtesave shumëkatëshe të banimit.
By using this site, you confirm that you accept our Terms and Conditions as well as our Cookies Policy AcceptRead More
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.