GEFF në Kosovë feston € 1.4 milion investime të gjelbërta
Nxitet efiçienca e energjisë me mbi € 1.4 milion për banorët e Kosovës
GEFF në Kosovë mbështet mbi 225 familje deri tani me investime në teknologjitë e gjelbërta
Financat e siguruara në kuadër të BERZH-it – 85 milionë euro për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër (GEFF) për Ballkanin Perëndimor.
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka mbështetur deri tani mbi 1.4 milion euro investime në teknologjitë e gjelbërta përmes Programit për Financimit të Ekonomisë së Gjelbër (GEFF) në Kosovë.
Qëllimi kryesor i GEFF është të ndihmojë familjet të rrisin nivelin e efiçencës së energjisë, të ulin emetimet e CO2 dhe të përmirësojnë komoditetin e jetës. Mbi 225 familje në të gjithë Kosovën kanë përmirësuar efiçencën e tyre të energjisë, standardet e jetesës dhe kanë ulur faturat e energjisë si rezultat i investimeve të tyre nëpërmjet GEFF, mes tyre edhe klienti Milazim Kryeziu. Historinë e tij të suksesit mund ta shikoni këtu.
Nëpërmjet GEFF, huamarrësit kanë të drejtë të marrin grante prej 15% ose 20% të shumës së kredisë përmes institucioneve financiare partnere: TEB Banka, KRK dhe AFK.
Shitësit dhe prodhuesit e produkteve ose pajisjeve nga cilado prej kategorive të mëposhtme janë të mirëseardhur të regjistrohen në Selektorin e Teknologjisë, katalog on-line i cili liston të gjitha produktet më të cilësore që përmirësojnë efiçencën e energjisë:
Izolimi termik i mureve, dyshemeve ose kulmeve;
zëvendësimi i dritareve dhe dyerve;
kaldajë e re ose stufë me pelet ose me gaz;
pompat e nxehtësisë;
panelet diellore për ujë të nxehtë;
panelet fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike;
ndriçimi;
ventilimi dhe rezervuar akumulues për ujë të ngrohtë.
Financimi është siguruar në kuadër të Programit të BERZH-it prej 85 milion Euro për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër (GEFF) në Ballkanin Perëndimor. Programi është një iniciativë e përbashkët e Bashkimit Europian (BE), donatorëve dypalësh dhe vendeve përfituese që bashkëpunojnë në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF) dhe zbatohet në partneritet me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë. Ministria Federale e Financave do të ofrojë grante dhe bashkëpunim teknik në mbështetje të investimeve të teknologjive të gjelbërta.
Programi GEFF vepron nëpërmjet një rrjeti prej më shumë se 130 institucionesh financiare në 26 vende, të mbështetura nga rreth 4 miliardë euro nga financimi i BERZH. Kjo ka mundësuar më shumë se 120,000 klientë të kursejnë një total prej gati 7 milion ton emetimi të CO2 në vit.
BERZH filloi të investonte në Kosovë në vitin 1999. Deri më sot, Banka ka nënshkruar 59 projekte në vend me një vëllim neto të biznesit kumulativ prej 342 milionë eurosh. Kosova u bë anëtare e BERZH-it dhe shteti filloi operimet në dhjetor 2012.
Supported by
By using this site, you confirm that you accept our Terms and Conditions as well as our Cookies Policy AcceptRead More
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.