Programi Kreditor për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër (GEFF) organizoi takimin e parë me kompanitë e Pejës që ofrojnë në treg teknologji dhe materiale me energji efiçiente.
Rajoni i Pejës është një nga rajonet më aktive përsa i përket investimit në teknologji me energji efiçiente në programin GEFF. Për t’i ndihmuar kompanitë dhe tregtarët që të mund t’i ofrojnë më lehtë produktet e tyre tek qytetarët, u organizua një takim pune nga ana e EBRD GEFF.
Tregtarët në rajonin e Pejës i kanë të qarta përfitimet nga bashkëpunimi me GEFF pasi kjo është një nga rajonet më aktive kur është fjala për investime në teknologj me energji efiçiente. Ekipi i EBRD GEFF organizoi një punëtori me tregtarët për t’i informuar ata mbi mbarëvajtjen e punës dhe informoi se deri tani programi ka përfshirë 185 familje dhe ka realizuar mbi 1.2 milion euro investime të verifikuara në teknologjitë e gjelbërta. Rrjedhimisht, tregtarët e regjistruar gjithashtu kanë përfituar pasi fondet janë përdorur për të blerë teknologji të përshtatshme nga to.
Gjatë takimit u diskutua se si procesi i lehtësimit të aplikacioneve për kredi mund të bëhet edhe më i thjeshtë për qytetarët, në mënyrë që blerjet të bëhen shpejt, duke rezultuar në një qarkullim më të shpejtë për shitësit.
Qëllimi kryesor i EBRD GEFF është të ndihmojë familjet që të rrisin nivelin e efiçiencës energjetike, duke reduktuar emetimet e CO2 dhe duke përmirësuar komoditetin e jetës. Në këtë përpjekje sfiduese, partnerët kryesorë të EBRD GEFF janë shitësit e regjistruar në Selektorin e Teknologjisë dhe Institucionet Financiare Partnere – TEB Banka, KRK dhe AFK.
Përfaqësuesit e institucioneve financiare gjithashtu morrën pjesë në punëtori dhe informuan shitësit se kërkesa për kredi për teknologjitë e regjistruara është shumë e lartë për shkak grantit prej 15% ose 20% të shumës së kredisë (në varësi të teknologjive që investohen). Kolegët ishin të kënaqur të theksojnë se janë të lumtur që institucionet e tyre janë partnerë të programit pasi që këto investime sigurojnë kushte më të mira jetese dhe kontribuojnë në krijimin e një mjedisi më të shëndetshëm për qytetarët e Kosovës.
EBRD GEFF në vijim do të takojë edhe bizneset në qytetet e tjera të Kosovës.
Të gjitha kompanitë që ofrojnë produkte ose pajisje nga ndonjë nga kategoritë e mëposhtme mund të jenë të mirëpritur të bëhen pjesë e Selektorit të Teknologjisë, një katalog online i të gjitha këtyre produkteve:
Për ta regjistruar biznesin tuaj në Selektorin e Teknologjisë, kontaktoni ekipin e GEFF.