Pompat e nxehtësisë shtëpiake me koeficientin e performancës (COP) >= 4.3 janë një zëvendësim efiçient për një sistem të vjetëruar të ngrohjes elektrike dhe janë të pranueshme për grant sipas EBRD GEFF.
Të gjithë kondicionerët me koeficientin e dhënë janë kategorizuar si pompa nxehtësie shtëpiake ajër-ajër dhe ato mund të gjenden në Selektorin e Teknologjisë. Ky grup përfshin sisteme split dhe multi-split.
Përveç që kanë një ndikim pozitiv në mjedis- ato ndihmojnë në uljen e emetimeve C02, pompat e nxehtësisë shtëpiake do t’i zvogëlojnë faturat tuaja të energjisë dhe do t’ju lejojnë të ruani kostot e shtëpisë suaj gjatë gjithë vitit.
Për shkak se nuk janë të kushtueshme dhe kanë kosto të ulët instalimi, ato janë duke u bërë teknologjia e preferuar për ngrohje dhe ftohje për shumë familje. Në veçanti, familjet që jetojnë në zona me klimë të moderuar i shohin pompat e nxehtësisë shtëpiake si një zgjidhje perfekte për buxhetin e familjes së tyre.
Kalimi nga ngrohësit elektrikë në pompat e nxehtësisë shtëpiake ajër-ajër, mund të zvogëlojë konsumin e energjisë elektrike për ngrohje 3-5 herë, duke ulur ndjeshëm faturat tuaja të energjisë për ngrohje.
Familjet mund ta përfshijnë këtë produkt në planin e tyre të investimit ose rinovimit dhe të marrin një grant deri në 20% nga Bashkimi Europian.
Shitësit që ofrojnë pompa të nxehtësisë shtëpiake që plotësojnë kërkesën e Koeficientit të Performancës (COP) >= 4.3 mund të shtojnë produkte të kualifikuara në Selektorin e Teknologjisë.