Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka mbështetur deri tani mbi 1.4 milion euro investime në teknologjitë e gjelbërta përmes Programit për Financimit të Ekonomisë së Gjelbër (GEFF) në Kosovë.
Qëllimi kryesor i GEFF është të ndihmojë familjet të rrisin nivelin e efiçencës së energjisë, të ulin emetimet e CO2 dhe të përmirësojnë komoditetin e jetës. Mbi 225 familje në të gjithë Kosovën kanë përmirësuar efiçencën e tyre të energjisë, standardet e jetesës dhe kanë ulur faturat e energjisë si rezultat i investimeve të tyre nëpërmjet GEFF, mes tyre edhe klienti Milazim Kryeziu. Historinë e tij të suksesit mund ta shikoni këtu.
Nëpërmjet GEFF, huamarrësit kanë të drejtë të marrin grante prej 15% ose 20% të shumës së kredisë përmes institucioneve financiare partnere: TEB Banka, KRK dhe AFK.
Shitësit dhe prodhuesit e produkteve ose pajisjeve nga cilado prej kategorive të mëposhtme janë të mirëseardhur të regjistrohen në Selektorin e Teknologjisë, katalog on-line i cili liston të gjitha produktet më të cilësore që përmirësojnë efiçencën e energjisë:
Financimi është siguruar në kuadër të Programit të BERZH-it prej 85 milion Euro për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër (GEFF) në Ballkanin Perëndimor. Programi është një iniciativë e përbashkët e Bashkimit Europian (BE), donatorëve dypalësh dhe vendeve përfituese që bashkëpunojnë në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF) dhe zbatohet në partneritet me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë. Ministria Federale e Financave do të ofrojë grante dhe bashkëpunim teknik në mbështetje të investimeve të teknologjive të gjelbërta.
Programi GEFF vepron nëpërmjet një rrjeti prej më shumë se 130 institucionesh financiare në 26 vende, të mbështetura nga rreth 4 miliardë euro nga financimi i BERZH. Kjo ka mundësuar më shumë se 120,000 klientë të kursejnë një total prej gati 7 milion ton emetimi të CO2 në vit.
BERZH filloi të investonte në Kosovë në vitin 1999. Deri më sot, Banka ka nënshkruar 59 projekte në vend me një vëllim neto të biznesit kumulativ prej 342 milionë eurosh. Kosova u bë anëtare e BERZH-it dhe shteti filloi operimet në dhjetor 2012.