Programi i BERZH-it GEFF u përfaqësua në Javën e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës, i cili u organizua në Prishtinë më 30 Maj – 5 Qershor 2018.
Zëvendës koordinatorja e GEFF, Alma Lulja, si paneliste e konferencës për Efiçiencë të Energjisë theksoi se është e lumtur që po prezanton projektin GEFF të BERZH në Kosovë, i cili është projekt i cili ka fituar çmim për llojin e tij. Programet Kreditore për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër (GEFF) të BERZH njihen ndërkombëtarisht si modeli më i suksesshëm i përfshirjes së bankave të sektorit privat në efiçiencën e energjisë dhe financimin e qëndrueshmërisë. Deri më tani, kjo strukturë është zbatuar në katër shtete (Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni, Serbi) dhe së shpejti do të fillojë edhe në Shqipëri dhe Malin e Zi.
Ky program jo vetëm që do të ndihmojë familjet e Kosovës që të ulin faturat e energjisë, të përmirësojnë kushtet e jetesës dhe të reduktojnë emetimet, por gjithashtu do të ofrojë udhëzime nga ekspertët për institucionet financiare vendore në zhvillimin e produkteve më të mira financiare për ekonominë e gjelbër, duke krijuar mundësi të reja për shitësit dhe prodhuesit e teknologjive të gjelbërta. Sipas hulumtimit të tregut që u krye, depërtimi i investimeve tipike për efiçiencë energjie në Kosovë në banesa është 9%, që tregon potencialin e madh të investimeve efiçiente në treg. Është e rëndësishme të theksohet se kërkesa për energji nga individët familjarë po rritet dhe duke u bazuar në statistika, 97% e energjisë elektrike në Kosovë gjenerohet nga termocentralet e qymyrit që do të thotë se niveli i emetimit të dioksidit të karbonit (CO2) duhet adresuar urgjentisht.
Sigurisht, në Kosovë ka sfida për shkak të informalitetit të tregut, por procesi ynë i verifikimit të brendshëm synon të sigurojë që investimi bëhet siç duhet dhe CO2 që BERZH dëshiron të reduktohet të mund të arrihet.
Në konferencë u shfaq edhe një histori suksesi e një familjeje që ka investuar në teknologji me energji efiçiente duke rritur komoditetin e shtëpisë së tyre si dhe reduktuar faturat e energjisë. Së fundi, Alma falënderoi donatorët ndërkombëtarë të cilët japin mbështetje të fuqishme për programin GEFF. Bashkimi Evropian, Ministria Federale e Financave të Austrisë dhe Fondi i Përbashkët Europian i Ballkanit Perëndimor në kuadrin e Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor japin kontribut jetik në nxitjen dhe bashkëpunimin teknik të projektit.
Disa nga konkluzionet e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës janë:
GEFF në Ballkanin Perëndimor është pjesë e programit ndërkombëtar të BERZH-it. GEFF në Ballkanin Perëndimor zbatohet në kuadrin e Programit Rajonal të Efiçiencës së Energjisë për Ballkanin Perëndimor (REEP Plus), i financuar nga Unioni Europian, dhe i realizuar në bashkëpunim me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë. Programi i Bashkëpunimit Teknik mbështetet nga Ministria Federale e Financave të Austrisë dhe Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor.