GEFF mbështetet me grante nga Unioni Europian, Republika e Austrisë dhe Korniza për Investim e Ballkanit Perëndimor.
Projektet e implementuara dhe të verifikuara me sukses mund të jenë të përshtatshme për marrjen e stimujve financiarë për:
B. Grupe të individëve, shoqatat për banim: ndërtesa shumëkatëshe banimi
*Nxitjet e investimeve duhet t’i kalohen shfrytëzuesit final të përdorimit / përfituesit përfundimtar në formën dhe substancën e pranueshme për BERZH
C. Ofruesit e shërbimeve, tregtarët dhe prodhuesit nuk mbështeten me stimuj financiarë.
Për më shumë detaje mbi grantet, shihni tabelën e granteve.
Pasi të instaloni pajisjen/teknologjinë e blerë, pra investimi të përfundojë, mund të aplikoni në internet për grante të BE-së përmes linkut (lidhjes) tonë të Sistemit të Menaxhimit të Verifikimit (VMS).
Ky sistem, i cili është online, mund të përdoret si nga pajisjet desktop ashtu edhe nga pajisjet mobile. Ju mund ta filloni Kërkesën tuaj për Verifikim, të ruani të dhënat e vendosura dhe të vazhdoni sipas nevojës duke përdorur vetëm një ose duke kombinuar hyrjen nga pajisje të ndryshme. Sistemi lejon ngarkimin e thjeshtë të dokumentave që mund të fotografohen nga ju gjatë procesit të dorëzimit dhe të ngarkohen si foto. Ju mund të monitoroni progresin e kërkesës tuaj përmes postave elektronike të gjeneruara nga sistemi ose duke hyrë në VMS.