Selektori i Teknologjisë është një listë ne internet (on-line) e teknologjive me performancë të lartë që janë vlerësuar dhe zgjedhur si të përshtatshme për përkrahje financiare nga programi GEFF.
Teknologjitë tashmë të miratuara i përmbushin kërkesat minimale të performancës dhe kanë performancë më të mirë sesa praktikat aktuale të tregut, që rezulton në përfitime të qarta dhe në përmirësim të mjedisit.
Lista përditësohet rregullisht për t’i përfshirë teknologjitë më të reja dhe tregtarët e këtyre teknologjive. Gjithashtu përmenden dyqanet (vendet) ku mund të blihet një teknologji/të përkatëse. Nëse dëshironi që të shtoni një teknologji në Selektorin e Teknologjisë, ju lutemi kontaktoni ekipin e GEFF.
Baza e referencës mund të përshtatet periodikisht për të pasqyruar zhvillimin e tregut në fushën e përparimit teknologjik, pjekurinë e ofertës së tregut, normat e depërtimit tregtar dhe çmimet e teknologjisë.
Ju jeni një shitës ose prodhues i pajisjes dhe i materialeve me performancë të lartë dhe dëshironi që t’i shtoni te Selektori i Teknologjisë? Ju lutemi klikoni këtu.
Shqyrtoni Selektorin e Teknologjisë për pajisje dhe materiale të regjistruara që janë të përshtatshme për financim nga ana e GEFF. Ju lutemi klikoni këtu.