Qëllimi i këtij dokumenti është të informojë lidhur me rregullat që kanë të bëjnë me pagesën e granteve për huamarrësit e Programit Kreditor për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër (GEFF) dhe për përdorimin e Sistemit të Menaxhimit të Verifikimit (VMS).
Duke përdorur kredinë GEFF dhe/ose duke aplikuar për një grant të BE-së ju konfirmoni se i keni lexuar këto Terma dhe Kushte, se i pranoni plotësisht dhe deklaroni se jeni të lidhur ligjërisht me to.
GEFF: Programi Kreditor për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër
EBRD: Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH); BERZH është pronar i programit GEFF dhe i Sistemit të Menaxhimit të Verifikimit (VMS)
PFI: Institucioni Financiar Pjesëmarrës
EU: Bashkimi Europian
FC: Konsulent i Projektit
Konsulenti i Projektit e administron Programin GEFF në emër të BERZH-it.
Huamarrësi: Individ që aplikon për hua/kredi dhe grant në kuadër të Programit GEFF
Projekti: Masa ose masat e efiçiences së energjisë të cilat huamarrësi dëshiron t’i zbatojë në kuadër të Programit GEFF
VMS: Sistemi i Menaxhimit të Verifikimit GEFF
Objekti i banimit: shtëpia ose apartamenti në pronësi private
Individët: Individë privatë ose grupe individësh të njohur sipas ligjeve kombëtare me akses në objektin ku ata synojnë të implementojnë projektin.
Projekti konsiderohet i pranueshëm, nëse:
(a) Një hua/kredi nuk mund të miratohet për financimin e këtyre aktiviteteve:
(b) Gjithashtu, një hua nuk mund të jepet për qëllime financimi të këtyre aktiviteteve:
Huadhënësit
Huatë/kreditë GEFF jepen nga Institucionet Financiare Pjesëmarrëse (PFI). Listën e Institucioneve Financiare Pjesëmarrëse mund ta gjeni në faqet kombëtare të internetit GEFF.
Kreditë e miratuara nga Institucionet e tjera financiare , nuk do të kualifikohen si hua GEFF.
Qëllimi i huasë
Vetëm ato hua/kredi të cilat janë ekskluzivisht të destinuara për financimin e blerjes dhe instalimit të rregullt të materialit dhe pajisjes efiçiente të listuara në Selektorin e Teknologjisë e të cilat do të instalohen në objekte private banimi (shtëpi dhe apartamente) mund të konsiderohen kredi GEFF.
Qëllimi i granteve
Huamarrësit, përdoruesit e mjeteve GEFF kanë të drejtë të marrin një grant/nxitje financiare pas përfundimit dhe zbatimit të plotë dhe korrekt të projektit të efiçiencës së energjisë në përputhje me dëshmitë e dokumentuara të dorëzuara me Kërkesën për Verifikim.
Dëshmitë për përfundimin e projektit
Përfundimi i secilit projekt duhet të mbështetet me dokumentacion përkatës.
Për verifikim të suksesshëm janë të domosdoshme këto dokumente (ju lutemi kini në konsideratë se dokumentacioni i detyrueshëm varet nga lloji i projektit):
Në rast se huamarrësi nuk siguron dokumentacionin e kërkuar ose siguron dokumente që janë të pasakta/jo të besueshme ose siguron dokumente që nuk korrespondojnë me instalimin e bërë në vendndodhjen e projektit, projekti do të refuzohet.
Përqindjet e grantit
Llogaritjen e vlerës së grantit që do t’i paguhet huamarrësit, do ta kryejë Konsulenti i Projektit gjatë proçedures së verifikimit të projektit.
Huamarrësit individualë që e zbatojnë projektin e pranueshëm në objektin e vet të banimit kanë mundësi të përfitojnë:
Për më shumë informacione për masat/teknologjitë të cilat mund të kombinohen, ju lutemi shikoni Tabelën e granteve.
Çdo masë/teknologji individuale duhet të kontribuojë në një masë të dukshme (në mënyrë thelbësore) në kursimin e energjisë së projektit.
Procesi i Aplikimit për Grant
Sistemi i Menaxhimit të Verifikimit GEFF (VMS) duhet të përdoret nga huamarrësit për paraqitjen e Kërkesës për Verifikim. Për të marrë një grant, huamarrësi duhet të aplikojë në mënyrë eksplicite për të.
Procesi i Verifikimit të Grantit
Procesin e verifikimit të grantit e bën Konsulenti i Projektit (FC) pas dorëzimit të Kërkesës së Verifikimit të plotësuar në VMS.
Çdo Kërkesë Verifikimi i nënshtrohet verifikimit në bazë të dokumentave ose vizitës në terren.
Projektet që nuk përputhen me kriteret e pranueshmërisë së GEFF nuk do të kualifikohen për grante.
Përveç kësaj, kërkesat për pagimin e granteve do të refuzohen në këto situata:
Procesi i llogaritjes së grantit
Llogaritja e shumës së grantit përbëhet nga 2 hapa:
Hapi 1: llogaritja e kostove të verifikuara të pranueshme të investimit bazuar në evidencën dokumentuese dhe/ose një vizitë në terren;
Hapi 2: llogaritja e shumës së grantit bazuar në kostot e verifikuara të pranueshme të investimit dhe përqindjes së aplikueshme të grantit.
Rezultati i procedurës së përllogaritjes së shumës së grantit është vlerë ekuivalente në Euro e grantit që duhet t’i paguhet huamarrësit për përfundimin me sukses të projektit.
Procesi i pagesës së grantit
Grantet paguhen në llogarinë e huamarrësit tek PFI ku është lëvruar/shpërndarë huaja GEFF. Huamarrësi ka për detyrë të sigurojë llogarinë për pagesën e grantit.
Pagesat e grantit bëhen një herë në muaj. Grantet e miratuara nga Konsulenti i Projektit në fund të çdo muaji do të përfshihen në pagesë.
Procesi i paraqitjes së ankesës në lidhje me grantin
Huamarrësi mund të fillojë procedurën e ankesës në rast mosmarrëveshjeje me shumën e grantit financiar të miratuar ose refuzimit të tij me vendim të Konsulentit të Projektit.
Ankesa për grant i dërgohet Institucionit Financiar Pjesëmarrës ku huamarrësi ka aplikuar për hua/kredi.
Huamarrësi gjithashtu mund t’i paraqesë ankesë Konsulentit të Projektit. Ankesa për grant mund të bëhet brenda 10 ditësh kalendarike nga dita kur vendimi i Konsulentit të Projektit i është komunikuar huamarrësit. Brenda afatit të caktuar dhe përmes mjeteve elektronike, huamarrësi mund të dërgojë mesazh në të cilin do të deklarojë kundërshtimin e tij ndaj vendimit, duke dhënë një shpjegim të shkurtër të arsyeve pse nuk është dakord me vendimin. Huamarrësi mund të paraqesë gjithashtu çdo përllogaritje dhe/ose dokumente që i gjykon të përshtatshme për të mbështetur kundërshtimin.
Ankesat/kundërshtimet dërgohen në adresat e mëposhtme të e-mailit:
Kosova – xk@ebrdgeff.com
Bosnja dhe Hercegovina – bih@ebrdgeff.com
Shqipëria – albania@ebrdgeff.com
Serbia – serbia@ebrdgeff.com
Maqedonia e Veriut – mk@ebrdgeff.com
Mali i Zi – mne@ebrdgeff.com
Konsulenti i Projektit e shqyrton ankesën të cilën e ka dërguar huamarrësi brenda 15 ditësh pune dhe i jep përgjigje me shkrim huamarrësit.
Në rast se huamarrësi nuk është i kënaqur me rezultatin e shqyrtimit të Konsulentit të Projektit, ai mund ta dërgojë ankesën brenda 30 ditësh në Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH):
Belinda Sykes
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)
Mbretëria e Bashkuar
Email: sykesb@ebrd.com
Ankesat mund të dorëzohen në gjuhët e mëposhtme: gjuhë lokale ose anglisht.
Të gjitha informacionet të cilat i merr Konsulenti i Projektit nga Institucionet Financiare Pjesëmarrëse dhe nga huamarrësit individualë do të trajtohen me tërë kujdesin e nevojshëm për të siguruar ruajtjen dhe përpunimin konfidencial për të mos lejuar akses të paautorizuar në të dhëna personale, financiare dhe të dhëna të tjera të ndjeshme.
Sipas dispozitave të Rregullores së Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave (“GDPR”), jepen informacione cilat të dhëna personale mund t’i mbledhë Konsulenti i Projektit dhe për çfarë qëllimi mund të përpunohen gjatë vizitës dhe përdorimit të VMS-së.
Të dhënat e mëposhtme personale mblidhen kur përdoret VMS:
Numri i identitetit, emri dhe mbiemri, numri personal i identifikimit, numri i telefonit të kontaktit, emaili i kontaktit, adresa e vendbanimit (vendi, qyteti, rruga dhe numri), numri i llogarisë, adresa ku është zbatuar projekti dhe informacione të tjera që mund të jenë pjesë e dokumenteve të përmendura në lidhje me qëllimin e investimit.
Faturat, dokumentacioni teknik i produktit të blerë, fotografitë e projektit të zbatuar, si dhe raportet e biznesit që përmbajnë të gjitha informacionet për të dhënat personale dhe financiare, si dhe të dhënat në lidhje me produktet e blera.
Të dhënat financiare i referohen shumës së huasë/kredisë së nënshkruar, datës së nënshkrimit të huasë, datës së lëvrimit/shpërndarjes të huasë/kredisë, shumës së lëvruar/shpërndarë të huasë, kostot e përgjithshme të investimit dhe numri i brendshëm i identifikimit të huasë.
Të dhënat personale përdoren për qëllimin e përpunimit të aplikimit për grant dhe në rast pyetjesh të tjera, ne i përpunojmë të dhënat personale të marra për këtë qëllim për përmbushjen e detyrimeve kontraktuale, ose më konkretisht në bazë të interesave legjitime.
Të dhënat personale të mbledhura përmes përdorimit të VMS-së nuk do të ndahen me palët e treta, përveç Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), dhe/ose përveçse kur kërkohet për përmbushjen e përpunimit të aplikimit për pagesën e grantit dhe/ose kërkohet nga Programi Kreditor për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër dhe/ose kërkohet në përputhje me ligjet e detyrueshme/kërkesat e autoritetit.
Të dhënat personale ruhen për aq kohë sa nevojitet për përmbushjen e qëllimeve dhe detyrimeve ligjore të lartpërmendura.
Huamarrësi ka të drejtë të ketë qasje në të dhënat personale që kanë të
bëjnë me të dhe të cilat përpunohen. Për më tepër, huamarrësi ka të drejtë t’i korrigjojë të dhënat e pasakta dhe t’i fshijë të dhënat (“e drejta për t’u harruar”) nëse është e nevojshme. Më tutje, huamarrësi mund të tërheqë deklaratat e pëlqimit në çdo kohë pa dhënë ndonjë arsye për një procedurë të tillë, për të penguar përpunimin e mëtejshëm të të dhënave personale që janë mbledhur dhe përdorur në bazë të një deklarate pëlqimi. Për më tepër, huamarrësi mund të ketë të drejtën e kufizimit të përpunimit të të dhënave personale, si dhe të drejtën për të marrë të dhënat personale që kanë të bëjnë me të në një format të strukturuar, në një format të zakonshëm, dhe të lexueshëm (“bartja e të dhënave”).
Përveç kësaj, huamarrësi ka të drejtë t’i paraqesë kundërshtim autoritetit mbikëqyrës përgjegjës.
Huamarrësi pranon që ai/ajo nuk ka ndonjë pretendim ligjor për të marrë pagesën (pagesat) e grantit. Përdorimi i VMS-së nuk është kontratë ndërmjet huamarrësit dhe BERZH-it, Konsulentit të Projektit ose ndonjë pale tjetër të tretë.
Huamarrësi nuk ka asnjë pretendim ligjor për aksesin, përdorimin dhe/ose funksionalitetin e VMS-së. Qasja dhe përdorimi i VMS-së mund të vështirësohet për shkak të rrethanave të paparashikueshme dhe/ose të jashtëzakonshme ose mirëmbajtje teknike dhe mund të refuzohet ose ndërpritet në çdo kohë pa arsye. Gjatë përdorimit të VMS-së, huamarrësi ka për detyrë t’i respektojë ligjet në fuqi dhe të veprojë në përputhje me to. Huamarrësi pranon se keqpërdorimi i VMS-së mund të ketë pasoja ligjore dhe mund të ndiqet penalisht.
BERZH-i ose Konsulenti i Projektit nuk do të jenë përgjegjës për funksionalitetin e VMS-së dhe/ose për plotësinë dhe saktësinë e të dhënave të cilat aplikanti i ka vënë në dispozicion përmes VMS-së. BERZH-i ose Konsulenti i Projektit nuk do të jenë përgjegjës për asnjë mangësi dhe/ose dëmtim të shkaktuar nga huamarrësi si rezultat i të dhënave ose dokumenteve të pasakta, të paplota, gabimisht ose të ngarkuara (me vonesë).