Dy kategori të gjera të investimeve mund të financohen duke përdorur GEFF:
Pranueshmëria e mundësive për investime të gjelbërta mund të krijohet nëpërmjet Selektorit të Teknologjisë ose nëpërmjet vlerësimit të kryer nga ekipi i GEFF.
Selektori i Teknologjisë
Teknologjitë e disponueshme në Selektorin e Teknologjisë janë të para-miratuara dhe për këtë arsye kanë të drejtë për financim nën GEFF pa ndonjë aprovim të mëtejshëm. Financimi është në dispozicion për individët të cilët zotërojnë ose banojnë në një shtëpi apo një apartament në të cilin ata synojnë të zbatojnë një investim të pranueshëm.
Financimi i teknologjive nga Selektori e Teknologjisë gjithashtu përfshin kostot e materialeve ndihmëse, shpërndarjen dhe instalimin deri në përqindjen maksimale të përcaktuar të kostove teknologjike.
Për më shumë informacion, ju lutemi ndiqni udhëzimet hap pas hapi se si të aplikoni për financimin e teknologjisë
Vlerësim
Vlerësimi kryhet në rast të investimeve që janë shumë të komplikuara dhe të cilat nuk mund të kryhen me qasjen e thjeshtë paraprakisht të miratuar:
Projektet e vlerësuara gjithashtu përfshijnë kosto të ndihmëse të pranueshme, të tilla si transporti, asgjësimi, shpërndarja dhe instalimi bazuar në propozimet individuale të investimeve.
Shërbimet e vlerësimi i GEFF sigurohen nga ekspertë të pavarur të përzgjedhur nga BERZH.
Ju lutemi të ndiqni udhëzimin Hap pas Hapi “Si të aplikoni për vlerësim”për më shumë informacion.