Financimi në kuadër të programit GEFF për Ballkanin Perëndimor është i mundshëm për masat e mëposhtme që kontribuojnë në reduktimin e konsumit të energjisë dhe emetimeve të CO2 në sektorin e banimit:
Teknologjitë, pajisjet dhe materialet që janë pjesë e një kategorie financimi janë të listuara në Selektorin e Teknologjisë. Të gjitha produktet e listuara në Selektorin e Teknologjisë janë të miratuara paraprakisht dhe për këtë arsye kualifikohen për financim në kuadër të GEFF pa ndonjë miratim shtesë. Financimi është i mundshëm për individët që zotërojnë ose banojnë në një shtëpi ose apartament në të cilin ata synojnë të zbatojnë investimin e pranueshëm.
Financimi i teknologjive nga Selektori i Teknologjisë përfshin gjithashtu kostot e materialeve ndihmëse, transportit dhe instalimit deri në përqindjen maksimale të përcaktuar të kostove të teknologjisë.
Për më shumë informacione, ju lutemi ndiqni hapat në Udhëzuesin hap pas hapi “Si të aplikoni për financimin e një teknologjie”.
Rinovimi i ndërtesave me shumë apartamente nga grupe individësh, shoqata të banesave dhe ofruesit e shërbimeve si dhe zgjerimi i shitjeve ose prodhimi i teknologjive të pranueshme nga tregtarët dhe prodhuesit janë lloje të investimeve që kërkojnë një vlerësim shtesë pasi ato janë shumë të ndërlikuara për të aplikuar përqasjen e thjeshtë të teknologjive të miratuara paraprakisht.
Vlerësimi i projekteve përfshin gjithashtu edhe kostot e pranueshme që kanë të bëjnë me transportin, shpërndarjen dhe instalimin, në bazë të propozimit individual të investimit.
Shërbimet e vlerësimit të GEFF ofrohen nga ekspertë të paanshëm të përzgjedhur nga BERZH-i.
Për më shumë informacione, ju lutemi shikoni Udhëzuesin hap pas hapi “Si të aplikoni për vlerësim”.
Financimi i teknologjisë nga Selektori i Teknologjisë, gjithashtu përfshin edhe kostot për materialet ndihmëse, dërgesën dhe instalimin deri në një përqindje maksimale të përcaktuar të kostove të pajisjes.
Projektet e vlerësuara që i nënshtrohen Raportit të Vlerësimit, gjithashtu i përfshijnë edhe kostot e pranueshme për punën e dorës, si p.sh. për transport, heqje, dërgesë dhe instalim në bazë të propozimit individual për investim. Gjithashtu, kostot e pranueshme janë të përshkruara në Raportin e Vlerësimit.