en

Banor i Kosovës investon për një shtëpi efiçiente ndaj energjisë

Location
Istog, Kosovë
Investment
dritare dhe dyer efiçiente ndaj energjisë
Investment Size
€3,840
Energy savings
3 mWh/në vit
Donor
EU, Austria, WBIF

Vendet e Ballkanit Perëndimor konsumojnë tre herë më shumë energji sesa vendet e Bashkimit Evropian, prandaj nevoja për efiçiencë të energjisë po rritet çdo ditë.

Nexhat Pukaj nga Istogu pranon se vendimi për të vendosur dritare prej druri kur ndërtoi shtëpinë e tij, ishte një vendim krejtësisht i gabuar. Gjatë dimrit ishte gjithmonë ftohtë dhe kjo ishte shumë e dëmshme për të gjithë familjen, por veçanërisht për katër fëmijët dhe nënën e tij.

Pronari i shtëpisë dëgjoi për Programin GEFF dhe vendosi të aplikojë për ta bërë shtëpinë e tij të ngrohtë, më të pastër dhe më komode për të jetuar. Investimi me vlerë €3,840 u dedikua për dritare dhe dyer efiçiente ndaj energjisë. Pas përfundimit të investimit, kjo familje kosovare mori një grant nga BE-ja në vlerë prej €575.

Izolimi i shtëpisë tani është përmirësuar dhe të gjithë gëzojnë komoditet gjatë dimrave të ftohtë dhe verave të nxehta. Familja arrin kursime energjie prej 3 MWh në vit dhe planifikon të zgjerojë investimet në efiçencën e energjisë në të ardhmen.

Programi GEFF për Ballkanin Perëndimor mbështetet nga Bashkimi Evropian (BE), Ministria Federale e Financave e Republikës së Austrisë dhe Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor në bashkëpunim me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë (ECS).

print