alen

Kushtet e Përdorimit

  1. Kjo faqe drejtohet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (“BERZH”), me seli qendrore në “One Exchange Square, Londër EC2A 2JN”, Mbretëria e Bashkuar.
  2. Ju lutemi lexoni termat dhe kushtet (“Kushtet”) që kanë të bëjnë me përdorimin tuaj të faqes [https://ebrdgeff.com/albania/] (“Faqja”). Nëse ju nuk pajtoheni me këto terma dhe kushte, atëherë ju duhet të largoheni nga faqja.
  3. Duke përdorur këtë faqe ju pranoni dhe jeni dakort tu përmbaheni këtyre kushteve. BERZH mund ti ndryshojë këto kushte me kalimin e kohës. Nëse ju vazhdoni të keni qasje në faqe edhe pas ndryshimeve të tilla, ju pranoni dhe bini dakord tu përmbaheni këtyre ndryshimeve. Sa herë që doni të përdorni faqen tonë, ju lutem kontrolloni kushtet që aplikohen në atë kohë për t’u siguruar që i kuptoni ato.
  4. Përmbajtja

4.1.    BERZH mirëmban faqen si një shërbim për përdoruesit. Të dhënat e përmbajtura në këtë faqe interneti janë vetëm për qëllime informative. Sipas paragrafit 7.1 më poshtë ju mund të vizitoni faqen për të shkarkuar dhe kopjuar informacionet, dokumentet dhe materialet e ofruara nga BERZH ose informacione të ndryshme (së bashku, “Materiale”) nga faqja për përdorim personal, jo-tregtar, pa asnjë të drejtë për të shitur, rishpërndarë ose krijuar derivate, në varësi të këtyre termave dhe kushteve.

4.2.    Nëse nuk është e theksuar ndryshe, informacionet, interpretimet dhe konkluzionet e shprehura në materialet e faqes janë punime të autorëve të ndryshëm, jo domosdoshmërisht të BERZH.

4.3.    Përmbajtjet, siç tregohen në faqe mund të ndryshojnë në varësi të funksionalitetit të shfletuesit (browser) tuaj dhe kufizimeve të tija. BERZH nuk mban përgjegjësi në qoftë se ju nuk mund të shihni ndonjë pjesë ose element të faqes.

4.4.    BERZH rezervon të drejtën për të ndryshuar apo hequr ndonjë material nga faqja, duke përfshirë ndryshimin dhe / ose fshirjen e një pjese ose informacioneve të tjera. BERZH mund të mos lejojë qasje në faqe ose në ndonjë pjesë të saj. Në lidhje me këtë BERZH nuk do të ketë asnjë detyrim për të marrë parasysh nevojat e cilitdo përdorues.

4.5. Faqja mund të përmbajë hyperlinqe ose udhëzime për faqet e internetit të palëve të treta. Të gjitha referencat apo hyperlinqet e tilla janë dhënë për lehtësinë tuaj. BERZH nuk ka kontroll mbi faqet e tilla të internetit të palëve të treta dhe nuk pranon asnjë përgjegjësi për përmbajtjen, materialet ose informacionet e përfshira në ato faqe interneti.

4.6. Ju mund të krijoni lidhje me faqen, pa kërkuar leje nga BERZH, në qoftë se ju e bëni atë në një mënyrë të drejtë dhe të duhur, pa dëmtuar reputacionin tonë dhe nuk sugjeron ndonjë formë shoqërimi, miratimi ose rekomandimi nga ne. Lidhjet e tilla duhet të identifikojnë qartë BERZH si një burim informacioni të shfaqur në faqe dhe të ruani integritetin e faqes pa ndonjë ndryshim. BERZH rezervon të drejtën të mos japë leje për të vendosur lidhje me faqen dhe mund të kërkohet në çdo kohë, të hiqni lidhjen nga faqja.

4.7. Faqja mund të përmbajë këshilla, opinione dhe deklarata nga furnizues të ndryshëm të informacionit apo përmbajtjes. BERZH nuk garanton dhe nuk pranon saktësinë ose besueshmërinë e këshillave, opinioneve, deklaratave ose informacioneve të tjera, të ofruara nga ofrues i informacionit ose përmbajtjes ose nga ndonjë përdorues i faqes, person fizik apo subjekt privat. Marrja parasysh e mendimeve të tilla, këshillave, deklaratave ose informacioneve të tjera e bëni duke marrë përsipër rrezikun tuaj. Gjithashtu, ju duhet të merrni këshilla profesionale apo të specializuara para se të shkarkoni ose të përmbaheni nga çdo veprim në bazë të përmbajtjeve të bashkëngjitura në faqen tonë.

4.8. Asgjë në faqe apo në materiale nuk do të vendoset, me qëllim apo pa qëllim, që të përmbajnë rekomandime apo këshilla për investime, as të jetë një ofertë apo kërkesë në emër të BERZH për të blerë ose shitur letra me vlerë.

  1. Përgjegjësia jonë

5.1. Faqja është siguruar në bazë të asaj “siç është” dhe “siç është në dispozicion” pa garanci, kushte apo detyrime të çfarëdo lloji, pa dallim se a janë të shprehura apo të imponuara. BERZH nuk garanton asnjë përgjegjësi në lidhje me faqen, duke përfshirë edhe ato në lidhje me disponueshmërinë, plotësinë dhe saktësinë e çdo materiali të vendosur në faqe.

5.2. Për sa kohë që lejojnë ligjet, BERZH refuzon dhe përjashton të gjitha përgjegjësitë (pavarësisht nëse dalin nga kontrata, kundërvajtje (duke përfshirë edhe neglizhencën), shkelje të detyrës statusore ose tjetër) që rrjedh nga pasaktësia, dështimi, gabimi, mosveprimi, ndërprerja, fshirja, defekti, vonesa në operacion ose transferim, virus kompjuteri, rënia e linjës së komunikimit, vjedhjes ose dëmtimit nga qasja e paautorizuar, ndryshimin ose përdorimin e çdo materiali në faqe. Në asnjë rrethanë BERZH nuk do të jetë përgjegjës për ju për ndonjë humbje ose dëmtim që ju keni përjetuar (humbje të drejtpërdrejta dhe të tërthorta) që dalin nga përdorimi juaj i faqes.

  1. Kufizimet dhe ndalimet

6.1. Aty ku ka nevojë për emër të përdoruesit apo fjalëkalim, ju pranoni dhe pajtoheni që BERZH mund, sipas zgjedhjes, të çaktivizojë emrin tuaj të përdoruesit dhe fjalëkalimin dhe në këtë mënyrë të parandalojë qasjen tuaj në faqe.

6.2.Aty ku është e mundur, ju pranoni që ta mbani në fshehtësi, si emrin e përdoruesit ashtu edhe fjalë-kalimin nga të dhënat e regjistruara për përdoruesit e detyruar dhe të mos lejoni palët e treta të kenë qasje në faqe duke përdorur të dhënat tuaja.

  1. Përgjegjësitë tuaja

7.1.    Përderisa përdorni këtë faqe ju nuk duhet të:

(A) ngarkoni ose transferoni informacione që janë të paligjshme, mashtruese, shpifëse, të pahijëshme, pornografike, vulgare, kërcënuese, të mbushura me urrejtje, poshtërim ose informacione të tjera dyshuese të çdo lloji, duke përfshirë transferimet që përmbajnë apo që nxisin sjellje që do të përbënin një vepër kriminale, do të krijonte përgjegjësi civile, do të shkelte ligjet apo rregulloret ekzistuese, ose do të dëmtonte reputacionin e BERZH-it;

(B) të ngarkoni ose transmetoni reklama, oferta, letra zinxhir, skema piramidale, mundësi për investime ose skema komerciale të çdo lloji ose tjetër formë të komunikimit të pakërkuar;

(C) të ngarkoni ose transmetoni programe ose materiale që përmbajnë “virus”, “Kalin e Trojës”, “krimba”, “të dhëna bombastike” apo elemente të tjera të ngjashme;

(D) të kopjoni, modifikoni, licenconi, krijoni vepra derivuese, të transmetoni, shkarkoni, postoni, ri-publikoni, të transmetoni, riprodhoni, shpërndani ose në ndonjë mënyrë të shfrytëzoni apo përdorni:

(I) materialet e siguruara përmes faqes për qëllime tregtare; ose

(Ii) materialet ose derivatet e tyre të marra nga faqja të cilat janë subjekt i të drejtës autoriale dhe të drejta të tjera të pronësisë intelektuale të palëve të treta. Nëse ju doni të kopjoni, modifikoni, licenconi, të transmetoni, ngarkoni, postoni, ri-publikoni, të transmetoni, riprodhoni, shpërndani ose në ndonjë mënyrë të përdorni materialet e tilla ose derivatet e tyre, ju duhet së pari të merrni leje nga pronari.

7.2. Ju pranoni të mos kufizoni ose të pengoni ndonjë person tjetër për të përdorur këtë faqe interneti.

7.3. Ju pranoni të mbroni, zhdëmtoni dhe të siguroni BERZH nga të gjitha akuzat, veprimet, procedurat, humbjet, dëmtimet, detyrimet, harxhimet dhe detyrimet, përfshirë detyrimet e arsyeshme ligjore, që dalin nga përdorimi i faqes ose shkeljes së këtyre kushteve nga ju ose, ku është e përshtatshme, nga përdorues të tjerë të llogarisë suaj të regjistruar.

7.4.    Me kërkesë të BERZH menjëherë t`i ktheni BERZH ose të asgjësoni (ku është e mundur) të gjitha materialet e shtypura, kopjuara ose shkarkuara.

  1. Forumet

8.1. Nëse faqja përmban një seksion për njoftime, pjesë të bisedave ose të mesazheve të tjera ose komunikimeve (së bashku të quajtura “Forumi”), ju pranoni të përdorni Forume vetëm që të pranoni dhe të dërgoni mesazhe dhe materiale që janë të duhura dhe të lidhura me forumin përkatës. Për shembull, dhe jo me kufizime, ju pranoni se kur do të përdorni Forumin, nuk do të bëni gjërat e mëposhtme:

8.2. Ju pranoni që të gjitha Forumet janë të tipit publik dhe jo privat të komunikimit. Përveç kësaj, ju pranoni se bisedimet, elementet e vendosura, konferencat, e-mailet dhe llojet e tjera të komunikimit të përdoruesve të tjerë nuk mbështeten nga BERZH dhe se ky lloj i komunikimit është objekt rishikimi, shqyrtimi ose miratimi nga BERZH.

8.3. Ju pranoni se BERZH nuk ka asnjë detyrim të mbikëqyrë përdorimin e forumeve dhe se përdorimi i forumeve të tilla është subjekt i udhëzimeve, që mund të jepen nga BERZH në çdo kohë dhe sipas zgjedhjes së tyre.

8.4. BERZH rezervon të drejtën për ndonjë arsye dhe sipas zgjedhjes të rregullojë apo fshijë, pa paralajmërim, të gjitha përmbajtjet e forumeve, duke përfshirë postën elektronike dhe elementet e bashkëngjitura pjesës së lajmërimit.

  1. Të drejtat e pronës intelektuale

9.1. Të gjitha të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale të materialeve të faqes, përveç nëse aplikimet tuaja janë të licencuara ose i përkasin BERZH-it.

9.2. Ju pranoni që logoja e BERZH është një markë e regjistruar dhe si e tillë nuk mund të riprodhohet pa lejen me shkrim të BERZH-it. Ju pranoni të mos përdorni emrin apo akronimin e BERZH-it në reklama publike, promovuese, marketing apo shitjet e materialeve pa pëlqimin paraprak me shkrim të marrë nga BERZH.

  1. Informacione të përgjithshme

10.1. Asgjë në këto kushte nuk do të konsiderohet si heqje dorë, revokim apo modifikim nga faqja e BERZH të marrjes së privilegjeve dhe përjashtimeve të BERZH, të lëshuara në bazë të Traktatit themelues të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, konventës ndërkombëtare apo ndonjë ligji tjetër në fuqi. Për më tepër, asgjë në këto Kushte nuk do të konsiderohet si heqje dorë e paprekshmërisë nga arkivat e Bankës.

10.2. Këto Kushte do të rregullohen dhe interpretohen në përputhje me të drejtën angleze. Të gjitha detyrimet jo-kontraktuale që dalin nga ose në lidhje me këto Kushte do të rregullohen ose do të hartohen në përputhje me të drejtën angleze.

10.3. Nëse BERZH nuk do të jetë në gjendje të ushtrojë ndonjë të drejtë ose dispozitë të këtyre kushteve, kjo nuk do të përbëjë heqje dore nga ajo e drejtë ose dispozitë. Nëse ndonjëra nga dispozitat e përfshira në këto Kushte përcaktohet nga gjykata në bazë të juridiksionit përkatës si e pavlefshme ose e pazbatueshme, dispozitat e tjera të këtyre Kushteve nuk do të cenohen dhe do të mbeten në fuqi.

10.4. Nëse nuk keni një marrëdhënie të qartë kontraktuale me BERZH, këto kushte përbëjnë marrëveshjen e tërësishme mes BERZH dhe juve në kuadër të përdorimit të faqes.