BERZH paraqet rezultatet e programit për financimin e efiçiencës energjetike në Ballkanin Perëndimor
Prezantimi i rezultateve të programit GEFF dhe paralajmërimi për financimin e mëtejmë të efiçiencës së energjisë në sektorin e banimit do të mbahet më 28 shtator 2021, në formatin online
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD),të martën, më 28 shtator 2021, duke filluar në orën 11.00, do të organizojë GEFFAward Ceremony për Ballkanin Perëndimor. Ngjarja do të zhvillohet online dhe do të mbahet përmes platformës Zoom.
Qëllimi i ngjarjes është që të pasqyrojë rezultatet e arritura të programit GEFF për Ballkanin Perëndimor (Green Economy Financing Facility), të linjës së kredisë BERZH që siguron burime për investime në fushën e ekonomisë së gjelbër në sektorin e banimit. Gjatë katër viteve të fundit, programi ka ndihmuar më shumë se 9.000 familje në rajon që ta përmirësojnë efiçiencën energjetike të shtëpive të tyre. Gjatë ngjarjes do të ndahen çmime dhe shpërblime për të gjithë ata që kanë kontribuar që programi të ketë sukses. Bëhet fjalë për rreth 1.000 pemë që do të mbillen në rajon.
Gjatë ngjarjes do të mbahet edhe panel diskutimi në të cilin do të flitet për sfidat dhe planet për të rritur investimet në efiçiencën e energjisë dhe gjelbërimin e mëtejmë të ekonomive në rajon, në përputhje me Agjendën e Gjelbër të BE-së, dhe me Planin për Ekonomi dhe Investime në Ballkanin Perëndimor.
Folësit/set dhe panelistët/tet/ e GEFF Award Ceremony të cilët do t’u drejtohen shikuesve janë:
Aleksandra Vukosavljević, drejtor i Institucioneve Financiare në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Lindore
Richard Masa, shef i sektorit, Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor, Komisioni Evropian
Violeta Kogalniceanu, shefe e Infrastrukturës dhe efiçiencës energjetike, Sekretariati i Bashkësisë së Energjisë
Leander Treppel, drejtor i Bordit të BERZH-it.
Në Ballkanin Perëndimor, linja e kredisë EBRD – GEFF siguron fonde për investime në ekonominë e gjelbër në sektorin e banimit, si dhe për kompanitë që ofrojnë efiçiencë energjetike dhe burime të rinovueshme të energjisë për familjet përmes produkteve dhe shërbimeve të tyre. Gjatë katër viteve të fundit, përmes programit GEFF në Ballkanin Perëndimor janë investuar më shumë se 44 milion euro në teknologji me efiçiencë energjetike. Më shumë se 9.000 amvisëri e kanë përmirësuar efiçiencën energjetike në familje, dhe me këtë e kanë reduktuar konsumin e energjisë dhe të të hollave, e kanë përmirësuar cilësinë e jetës dhe e kanë zvogëluar ndotjen e mjedisit. Emetimet e CO2 janë zvogëluar me më shumë se 12,000 ton në vit, që është e barabartë me mënjanimin e 7,700 makinave nga rruga.
Programi GEFF për Ballkanin Perëndimor do të vazhdojë, kurse shuma e përgjithshme prej 135 milionë eurosh do të destinohet për rritjen e efiçiencës së energjisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe me këtë edhe zbutjen e ndryshimeve klimatike.
By using this site, you confirm that you accept our Terms and Conditions as well as our Cookies Policy AcceptRead More
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.