BERZH, BE dhe Austria mbështesin efiçiencën e energjisë së ndërtesave të banimit në Kosovë
Linjë krediti prej 5 milionë eurosh për Raiffeisen Bank për kreditim të pronarëve të shtëpive dhe banesave
Linjë krediti prej 5 milionë eurosh për investime për efiçiencë të energjisë së shtëpive dhe banesave
Huamarrësit do të marrin deri në 20 për qind kthim të parave të investuara me sukses
GEFF bashkëfinancohet nga BE-ja, Austria dhe Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor
Më shumë pronarë të shtëpive dhe banesave në Kosovë do të jenë në gjendje të investojnë për përmirësimin e efiçiencës së energjisë së shtëpive dhe banesave të tyre falë linjës së re të kreditit prej 5 milionë eurosh që Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka siguruar për Raiffeisen Bank Kosova.
Raiffeisen Bank do t’u japë kredi pronarëve privatë të shtëpive dhe banesave për investime për masa të efiçiencës së energjisë, si izolimi, dritaret, pompat e nxehtësisë dhe panelet diellore. Pas realizimit me sukses të projekteve, huamarrësit do to kenë të drejtë për deri në 20 për qind kthim të parave.
Deri më sot, më shumë se 1,000 amvisëri në Kosovë i kanë realizuar përmirësimet e efiçiencës së energjisë në shtëpitë dhe banesat e tyre duke përdorur kreditë nga GEFF.
Neil Taylor, Shefi i BERZH-it në Kosovë, tha: “Kosova thjesht nuk duhet ta humbasë mundësinë për rimëkëmbje të gjelbër pas krizës. Jam krenar që tashmë jemi në partneritet me Raiffeisen që t’u ndihmojmë njerëzve t’i përmirësojnë shtëpitë dhe banesat e tyre dhe të kursejnë në fatura. Me mbështetjen e donatorëve tanë evropianë, synimi ynë është të nxisim një valë të rinovimeve në mbarë vendin dhe të trajtojmë problemin e shkaktuar nga cilësia e ulët e ajrit dhe ndotja.”
Robert Wright, drejtor ekzekutiv i Bankës Raiffeisen në Kosovë shtoi: “Banka Raiffeisen në Kosovë është shumë e kënaqur me bashkëpunimin me EBRD për të lëshuar 5 milionë euro kredi me qëllim të përmirësimit të efiçiencës së energjisë në shtëpitë e klientëve tanë. Kjo iniciativë është po ashtu pjesë e përkushtimit të bankës ndaj të ardhmes së qëndrueshme, duke qenë se Raiffeisen Bank International është bërë banka e parë austriake e cila ka nënshkruar parimet e UN për bankim të përgjegjshëm në fillim të këtij viti”.
Deri më sot, mbi 8,000 amvisëri në Ballkanin Perëndimor e kanë përmirësuar efiçiencën e tyre të energjisë përmes programit GEFF, me investime në projekte që kanë kontribuar për uljen e gati 12,000 tonelatave të emetimeve të CO2, e barasvlershme kjo me heqjen e 7,270 automjeteve nga rrugët.
Që nga fillimi i operacioneve të veta në Kosovë në vitin 2012, BERZH-i ka investuar 528 milionë euro përmes 77 projekteve të realizuara në vend.
Supported by
By using this site, you confirm that you accept our Terms and Conditions as well as our Cookies Policy AcceptRead More
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.