enalsr

Familja kosovare përqafon teknologjinë e gjelbër, ndërron kaldanë me dru për ngrohje të qëndrueshme

Investor
Shtëpi familjare – Familja Sopa
Location
Ferizaj, Kosovë
Investment
Pompë termike, rezervuar për ujë të ngrohtë
Investment Size
€ 6,975
Financial results
Përafërsisht 50% ulje e shpenzimeve në vit
Energy savings
1,560 kWh në vit
CO2 savings
0.80 tonë në vit
Impact
Ruajtja e mjedisit, reduktimi i emetimeve të dioksidit të karbonit, komoditeti i shtuar, reduktimi i kostos, i thjeshtë në përdorim
Donor
BE, Austria, WBIF

Në zemër të Kosovës, familja Sopa nga fshati Koshare i Ferizajit, ka bërë një hap të jashtëzakonshëm drejt ruajtjes së mjedisit. Përballë dimrave të ashpër, familja gjashtë anëtarëshe më përpara përdorte një kaldajë me dru për të ngrohur shtëpinë e tyre 250 m2, duke konsumuar një sasi të konsiderueshme druri çdo sezon. Në një përpjekje vetëdijësimi për të kontribuar në ruajtjen e mjedisit, Florim Sopa zgjodhi të përqafojë teknologjitë e gjelbra.

“Në vend që të kontribuojmë në ndotjen e ajrit me emetimet e dioksidit të karbonit nga soba me dru, unë dhe familja ime vendosëm të investojmë në një burim energjie të ripërtërishme. Në këtë mënyrë, unë mund të kontribuoj drejt një mjedisi jetësor më të gjelbër dhe më të shëndetshëm për familjen time dhe brezat që do të vijnë.” – deklaroi Florimi duke theksuar përkushtimin e tyre për një të ardhme më të gjelbër. Investimi i tyre, në shumën totale prej 6,975 Euro, u bë për një pompë nxehtësie dhe një rezervuari për ruajtjen e ujit të ngrohtë, të dyja investime të rëndësishme  drejt një jetese të qëndrueshme. Investimi është financuar nga njëra prej bankave partnere të Programit WB EBRD GEFF në Kosovë.

Florim Sopa ndau me krenari motivimin e tij, “Ky hap më lejon të kontribuoj për një mjedis jetese më të gjelbër dhe më të shëndetshëm për familjen time dhe brezat e ardhshëm”. Zgjedhja proaktive e kësaj familje jo vetëm që redukton gjurmën e tyre të karbonit, por gjithashtu përbën një shembull frymëzues për komunitetin, duke shfaqur fuqinë transformuese të përqafimit të energjisë së ripërtërishtme.

Instalimi i pompës së nxehtësisë siguron rehati më të lartë dhe temperatura të qëndrueshme në të gjithë shtëpinë. Financimi i investimit përmes Programit GEFF i konfirmoi kësaj familjeje se teknologjitë në të cilat kanë investuar janë efiçiente ndaj energjisë sipas kritereve të pranueshmërisë së BERZH-it. Përveç kësaj, familja Sopa mori një grant prej 1,046 Euro nga Bashkimi Evropian pas zbatimit të suksesshëm të teknologjive. Këto dy teknologji të gjelbërta do të krijojnë kursime të energjisë prej 1,560 kWh në vit dhe ulje të emetimit të CO2 prej 0.80 tonësh në vit.

Nisma e familjes Sopa qëndron si një dëshmi e ndryshimeve të rëndësishme që individët mund të bëjnë në mbrojtjen e planetit. Nëpërmjet angazhimit të tyre ndaj praktikave të qëndrueshme, ata frymëzojnë të tjerët që të ndjekin të njëjtat nisma, duke nxitur një ndërgjegje më të madhe mjedisore.

Programi Kreditor për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër (GEFF)  në Ballkanin Perëndimor është zhvilluar nga  Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), mbështetur nga Bashkimi Evropian (BE)Ministria Federale Austriake e Financave (BMF) dhe  Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF).