Prezantimi i GEFF në “Energy Expo & Forum 2018” në Tiranë
Expocity Albania organizoi edicionin e dytë të “Energy Expo & Forum 2018”, i cili u përqendrua në potencialet e mëdha të rajonit për Investimet në Energji Elektrike.
Shqipëria ka potencial të madh për investime në këtë fushë dhe gjithashtu forcohet nga politikat aktuale të tregut të energjisë elektrike. Gjithashtu, Ligji i ri për Energji të Ripërtëritshme, i miratuar vitin e kaluar me kuadrin ligjor të rregulluar, do të krijojë më shumë treg për investime dhe bashkëpunim.
Energy Expo & Forum kishte shumë ekspozues nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Greqia, Kroacia dhe Serbia. Përveç seksionit të ekspozitës, evenimenti kishte një seksion shumë të rëndësishëm – forumin, ku pjesëmarrësit morën informacion mbi të gjithë spektrin e sektorit energjetik, mundësitë dhe potencialet, procesin e tenderimit dhe vështirësitë, me fokus të veçantë në sektorin e energjisë së ripërtëritshme dhe të ardhmen energjetike në Shqipëri dhe rajon.
Përfaqësuesja e BERZH-it, Dorina Peristeri, prezantoi politikat dhe strategjitë e BERZH për zhvillimin e qëndrueshëm të burimeve të ripërtëritshme të energjisë në Ballkan. Dorina theksoi Programin për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër – GEFF si një projekt i rëndësishëm për tregun shqiptar në periudhën e ardhshme. Peristeri ftoi të gjithë institucionet financiare, si dhe kompanitë që prodhojnë dhe tregtojnë teknologji me energji efiçiente për t’u bërë pjesë e projektit.
Pas Forumit, përfaqësues të BERZH GEFF kishin takime me pothuajse të gjitha kompanitë e ekspozuesve dhe i informuan ata në detaje rreth kërkesave se si të bëhej pjesë e Selektorit të Teknologjisë.
Programi Kreditor për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër (GEFF) në Ballkanin Perëndimor siguron financim për sektorin e banimit si dhe për bizneset që ofrojnë produkte të efiçensës së energjisë, produkte të energjisë së ripërtëritshme si dhe shërbime për individët.
GEFF në Ballkanin Perëndimor zbatohet në kuadrin e Programit Rajonal të Efiçiencës së Energjisë për Ballkanin Perëndimor (REEP Plus), i financuar nga Unioni Europian, dhe i realizuar në bashkëpunim me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë. Programi i Bashkëpunimit Teknik në kuadër të Projektit mbështetet nga Ministria Federale e Financave të Austrisë dhe Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor.
Supported by
By using this site, you confirm that you accept our Terms and Conditions as well as our Cookies Policy AcceptRead More
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.