enal

Kushtet e pagimit të granteve

Në mënyrë që të jenë të pranueshëm për grante, huamarrësit duhet t’i respektojnë rregullat e pranueshmërisë të Projektit dhe të ofrojnë dëshmi se teknologjitë e financuara janë blerë dhe instaluar.

Ju lutemi shikoni më poshtë një përmbledhje të shkurtër të kushteve dhe vizitoni faqet e lidhura për më shumë informacione.

Pasi huamarrësit e pranueshëm të instalojnë teknologjitë e pranueshme,  ata mund të kërkojnë verifikim dhe të aplikojnë për grante përmes Sistemit të Menaxhimit të Verifikimit.

Të gjitha rregullat në lidhje me verifikimin për grant janë të detajuara në Termat dhe Kushtet e Programit të BERZH-it për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër (GEFF) për pagesën e granteve.

Projekti mund të konsiderohet i pranueshëm për grante nëse:

  1. Përfshin teknologjitë, pajisjet dhe materialet e listuara në Selektorin e Teknologjisë (“Teknologjitë e para-aprovuara”) ose ato teknologji, pajisje dhe materiale të cilat Konsulenti i Projektit i ka përcaktuar si të pranueshme gjatë vlerësimit të pranueshmërisë.
  2. Të gjitha teknologjitë e përshkruara në dokumentat e dorëzuara (kryesisht në fatura) janë instaluar në banesën e shënuar në Kërkesën e Verifikimit.
  3. Teknologjitë janë instaluar në ambiente banimi (shtëpi ose apartament) që nuk përdoren dhe nuk do të përdoren për qëllime biznesi.
  4. Nuk përfiton dhe nuk do të përfitojë asnjë subvencion/grant tjetër (p.sh. tarifa nxitëse, subvencion i Bashkisë/Qeverisë, subvencionim i një projekti tjetër etj.).
  5. Teknologjitë/produktet e vendosura nuk janë të dyfishuara në të njëjtin ambient banimi.
  6. Huaja/kredia e marrë tek Partnerët financiarë me qëllim financimin e teknologjive/produkteve të pranueshme është ende duke u shlyer në momentin e verifikimit të projektit.

Më sipër janë theksuar vetëm kërkesat bazë në bazë të të cilave përcaktohet pranueshmëria e projektit për verifikim dhe pagesa e granteve. Ju lutemi lexoni Termat dhe Kushtet e plota të Programit Kreditor për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër (GEFF) për të aplikuar për grant pasi ato përmbajnë  të gjitha kushtet e aplikueshme.

Shënim: Pajisjet shtëpiake (frigoriferët, ngrirësit dhe kondicionerët) nuk janë të pranueshëm për grante.