BERZH, BE dhe Austria promovojnë efiçencën e energjisë së godinave
Hua prej 5 milion Euro për financimet e gjelbra për investime në teknologji të pastra
Hua prej 5 milion Euro për Bankën OTP në Shqipëri
Investime në ndërtesa banimi për përmirësimin e përdorimit të energjisë dhe uljen e ndotjes dhe kostove
Grant 1 milion Euro nga BE për incentiva investimesh si dhe asistencë teknike nga Austria
Individët në Shqipëri do të përfitojnë më shumë fonde për të investuar në masa të rritjes së efiçencës së energjisë, falë një huaje prej 5 milion Euro për Bankën OTP Shqipëri për të kredituar huamarrësit që kanë plane investimesh të gjelbra për banesat e tyre.
Investimet do të ulin faturat e energjisë dhe emetimet e CO2. Fondet janë pjesë e Programit për Financimin eEkonomisë së Gjelbër (GEFF) në Shqipëri. Programi mbështet investimet në teknologji, materiale dhe zgjidhje të tjera me rendiment të lartë në efiçencën e energjisë, të përdorura nga individët në banesat e tyre.
Këta të fundit mund të përzgjedhin teknologjitë në të cilat dëshirojnë të investojnë përmes Selektorit të Teknologjisë, një katalog online i pajisjeve të miratuara paraprakisht me efiçencë të lartë energjitike, që janë të pranishme në tregun shqiptar. Katalogu përfshin pajisje si dritare me dopio xham, ngrohës uji me efiçencë të lartë dhe sisteme fotovoltaike. Gjithashtu, huamarrësit e mundshëm mund të aplikojnë për një vlerësim falas të propozimeve të tyre për investim.
Mbështetja për përgatitjen dhe zbatimin e projekteve financohet nga Austria. Projektet e suksesshme mund të përfitojnë kompensim deri në 20 përqind të vlerës së investimit. Kjo iniciativë financohet nga Bashkimi Evropian (BE), që ka ofruar një vlerë totale prej 1 milion Euro në formë grantesh.
Huaja u nënshkrua sot gjatë Samitit të Investimit në Ballkanin Perëndimor të BERZH-it nga Drejtori i Institucioneve Financiare të BERZH-it për Ballkanin Perëndimor, Henry Russell dhe Drejtori Ekzekutiv i OTP Shqipëri, Bledar Shella. Shqipëria u përfaqësua në Samit nga Kryeministri z. Edi Rama.
BERZH është pionier në financimin e projekteve që promovojnë investimet në energji të rinovueshme me qëllim luftimin e ndryshimeve klimaterike.Deri më sot, BERZH ka nënshkruar 30 miliard Euro në investime të gjelbra, ka financuar më shumë se 1.600 projekte të gjelbra dhe ka ulur emetimet botërore të karbonit me më shumë se 100 milion ton. Qasja e BERZH për Tranzicionin në Ekonominë e Gjelbër është në përputhje me Objektivate Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Marrëveshjen e Parisit si dhe përcillet përmes modelit të biznesit – dhe strategjive të BERZH për sektorin dhe vendin.
BERZH-i është një investitor ndërkombëtar kryesues në Shqipëri. Deri tani, Banka ka investuar afërsisht 1,4 miliard Euro në 96 projekte në vend.
Supported by
By using this site, you confirm that you accept our Terms and Conditions as well as our Cookies Policy AcceptRead More
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.