EBRD GEFF organizon takimin e parë me tregtarët në Shqipëri
9 milionë Euro për të rritur efikasitetin e energjisë për qytetarët shqiptarë
GEFF takon tregtarët në Shqipëri që ofrojnë produkte me efikasitet të lartë energjetik
Financimet sigurohen në kuadër të linjës 85 milionë Euro të BERZH-it – Programi Kreditor për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër (GEFF) në Ballkanin Perëndimor.
Programi Kreditor për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër (GEFF) organizoi takimin e parë në Tiranë me tregtarët që ofrojnë teknologji dhe materiale të efiçiencës së energjisë dhe energjive të ripërtëritshme në Shqipëri.
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka dedikuar 9 milionë Euro për ta bërë Shqipërinë një vend më të gjelbërt nëpërmjet GEFF. Takimi i parë me tregtarët në Shqipëri u organizua me qëllim që të prezantohet programi dhe të vendoset një bashkëpunim i fuqishëm mes aktorëve kryesorë.
Qëllimi kryesor i EBRD GEFF është të ndihmojë familjet që të rrisin nivelin e efiçiencës energjetike, duke reduktuar emetimet e CO2 (dioksid karboni) dhe duke përmirësuar komoditetin e jetës. Në këtë përpjekje sfiduese, partnerët kryesorë të EBRD GEFF janë tregtarët e regjistruar në Selektorin e Teknologjisë dhe Institucionet Financiare Partnere – Union Bank dhe Fondi Besa. Tregtarët e regjistruar në Selektorin e Teknologjisë do t’i rrisin shitjet e kompanisë së tyre sepse fondet do të përdoren për të blerë teknologji eficiente nga ata.
Gjatë takimit, ekspertët e EBRD GEFF shpjeguan se si tregtarët mund të bëhen pjesë e programit, por gjithashtu se si ata mund të ndihmojnë klientët e tyre të printojnë Certifikatën e pranueshmërisë për produktet e tyre, kështu që blerjet bëhen shpejt, duke rezultuar në një qarkullim më të shpejtë për tregtarët . Ekipi i GEFF shpjegoi gjithashtu procesin se si klientët mund të aplikojnë për një grant që varion nga 15% deri në 20% të investimit të gjelbër.
Përfaqësuesit e Institucioneve Financiare gjithashtu morën pjesë në këtë takim. Ata paraqitën produktin e tyre të kredisë dhe njoftuan se do të jenë në dispozicion të familjeve në Shqipëri në fillim të pranverës të këtij viti. Të dy Institucionet i ftuan tregtarët të bashkëpunojnë me ta në mënyrë që blerjet e teknologjive të tyre të jenë më të arritshme për një numër më të madh të individëve. Ata theksuan se presin investime në efikasitetin e energjisë për të siguruar kushte më të mira jetese dhe për të kontribuar në krijimin e një mjedisi më të shëndetshëm për qytetarët shqiptarë.
EBRD GEFF në vijim do të takojë edhe bizneset në qytetet e tjera të Shqipërisë, për të përfshirë edhe rajonet e tjera të vendit në program.
Të gjitha kompanitë që ofrojnë produkte ose pajisje nga ndonjë nga kategoritë e mëposhtme janë të mirëpritur të bëhen pjesë e Selektorit të Teknologjisë, një katalog online i të gjitha këtyre produkteve:
Izolimi termik i mureve, dyshemeve ose çative;
zëvendësimi i dritareve dhe dyerve;
kaldajë e re me pelet ose me gaz;
pompat e nxehtësisë;
panelet diellore për ujë të nxehtë;
panelet fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike;
ndriçimi
ventilimi
rezervuar akumulues për ujë të ngrohtë.
Për ta regjistruar biznesin tuaj në Selektorin e Teknologjisë, kontaktoni ekipin e GEFF.
Programi për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër operon përmes një rrjeti prej më shumë se 130 institucionesh financiare vendase në 26 shtete dhe rreth 4 miliardë euro financime nga BERZH. Kjo ka bërë të mundur që mbi 120,000 klientë të evitojnë emetimin e rreth 7 milionë tonë CO2 (dioksid karboni) më pak në vit.
Supported by
By using this site, you confirm that you accept our Terms and Conditions as well as our Cookies Policy AcceptRead More
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.