BERZH financon Union Bank me €6 milion për të nxitur investime në energjinë e gjelbër në Shqipëri
BERZH i mundëson Union Bank Albania një hua prej €6 milion për nxitjen e efiçencës në energji.
Programi mbështet investime në projekte rezidenciale me teknologji të gjelbër.
Financimi prej €85 milion mundësohet nga BERZH nëpërmjet Programit për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.
Sektori privat i ndërtimit dhe rezidencial në Shqipëri do të përfitojë nga një akses më i gjerë në financim falë huasë prej €6 milion që Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) i mundëson Union Bank Albania.
Financimi i ri për Shqipërinë mundësohet nëpërmjet Programit €85 milion të BERZH për Ballkanin Perëndimor për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër.Programi është një iniciativë e përbashkët e Bashkimit Evropian (BE), donatorëve dypalësh dhe vëndet përfituese të cilat bashkëpunojnë nën Kuadrin e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) dhe implementohet në partneritet me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë. Ministria Federale Austriake e Financave do të mundësojë incentivë dhe bashkëpunim teknik në mbështetje të investimeve për teknologjinë e gjelbër.
Union Bank, klient i BERZH që prej vitit 2008, do t’jua huazojë këto fonde klientëve të saj në mbështetje të investimeve në projekte me performancë të lartë efiçence në energji në banesa private ose në ndërtesa rezidenciale. Klientët do të kenë mundësi të investojnë në izolim, panele diellore, bolierë efiçentë dhe tekonologji të tjera të gjelbra.
Mbështetja e BERZH për investime në energjinë e gjelbër vjen në sajë të angazhimit të BERZH ndaj objektivave të Marrëveshjes së Parisit të 2015s. Për të dhënë kontributin e saj ndaj këtyre objektivave, BERZH ka si synim që 40% të investimeve të saj vjetore prej rreth €9 miliard të jenë financime për klimën. Ky synim është tashmë drejt përmbushjes.
Programi i GEFF mundëson financim për përmirësimin e efiçencës energjitike në banesa nëpërmjet një rrjeti prej më shumë se 130 institucionesh financiare lokale në 24 vende, të mbështetura me rreth €4 miliard fonde nga BERZH.
Henry Russell, Drejtor i BERZH për Instucionet Financiare në Ballkanin Perëndimor, Bjellorusi, Moldavi dhe Ukrainë është shprehur: “Ky është rasti i parë ku një bankë në Shqipëri bëhet pjesë e këtij programi të velrësuar ndërkombëtarisht, me qëllim përdorimin e fondeve të këtij programi për klientët përdorues dhe tregtues të teknologjisë së gjelbër në Shqipëri. Bashkë me Union Bank dhe me mbështetjen e Bashkimit Evropian, Qeverinë Austriake dhe Kuadrin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor, ne do të punojmë për të rritur kreditimin për efiçencën në energji të banesave dhe për të nxitur konkurrueshmërinë në sektorin financiar.”
Gazmend Kadriu, Drejtor i Përgjithshëm i Union Bank shtoi:
Në bashkëpunim me BERZH-in, Union Bank ka implementuar një numër projektesh të suksesshme. Nëpërmjet kësaj kredie të re nga programi i GEFF, Union Bank do të ketë mundësi të mbështesë investime në projekte me efiçencë energjie në banesat private. Duke zgjeruar kredidhënien për efiçencë energjie në banesa private, ne promovojmë më tej objektivat tona sociale dhe mjedisore.
Supported by
By using this site, you confirm that you accept our Terms and Conditions as well as our Cookies Policy AcceptRead More
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.