Plotësoni Formularin e Aplikimit nga Institucioni juaj Financiar Partner i përzgjedhur nga ju dhe dorëzoni atë.
Institucioni Financiar Partner përkatës do të paraqesë projekt propozimin tuaj tek ekipi i GEFF-it, për të vlerësuar nëse projekti është i pranueshëm në kuadër të Programit.
Ekipi i GEFF do të vlerësojë nëse projekti është i pranueshëm të financohet dhe do të përgatisë një Raport Vlerësimi. Raporti i vlerësimit është pa pagesë si falenderim i të financimit të siguruar nga Bashkimi Evropian, Ministria e Financave e Austrisë dhe Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor. Përmbajtja dhe niveli i kompleksitetit të Vlerësimit varet nga kompleksiteti i propozimit të investimit.
Institucioni Financiar Partner do të vlerësojë aftësinë tuaj të kreditit sipas standardeve dhe procedurave të brendshme të Institucionit dhe pas një vlerësimi pozitiv nga ekipi GEFF për përshtatshmërinë e projektit, do t’ju ofrohet financim.
Merrni masa për instalimin e teknologjisë. Kujdesuni që të keni faturën dhe dëshminë e pagesës si dhe certifikatat e instalimit/certifikatat e komisioneve (nëse aplikohen) që të mund t’i prezantoni kur të kërkoni verifikimin.
Sapo të keni instaluar teknologjinë tuaj, plotësoni Formularin e Verifikimit të Kërkesës që mund ta merrni nga Institucioni Financiar Partner i përzgjedhur nga ju dhe dorëzojeni tek dega e Institucionit bashkë me dokumentet e mbledhura në hapin e mëparshëm. Ekipi i GEFF do të vërtetojë se është instaluar teknologjia, ku gjithashtu mund të kërkohen vizita dhe verifikim në ambientin e banimit.
Pas verifikimit të suksesshëm, Institucioni Financiar Partner do ta paguajë grantin financiare në llogarinë tuaj. Pastaj projekti juaj mund të bëhet pjesë e një prej historive të suksesit të GEFF.
Shënim: Furnizuesit dhe prodhuesit nuk kanë të drejtë për grante investimesh.