Programi për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër (GEFF) ka organizuar takime në Elbasan dhe Fier me tregtarët që ofrojnë teknologji dhe materiale efiçiente të energjisë. Për më tepër, ekipi i EBRD GEFF prezantoi Programin tek tregtarët në Durrës në një takim të organizuar nga Fondi Besa.
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka dedikuar 9 milion euro për ta bërë Shqipërinë një ekonomi më të gjelbër përmes GEFF. Këto takime me tregtarët në të gjithë Shqipërinë janë organizuar me qëllim prezantimin e programit dhe krijimin e një bashkëpunimi të fortë midis tre palëve të interesuara.
Në këto takime morën pjesë 40 tregtarë që përfaqësonin kategori të ndryshme të produkteve të efiçiencës së energjisë të pranueshme përmes GEFF. Ata u trajnuan se si ta prezantojnë EBRD GEFF para klientëve të tyre dhe të rrisin të ardhurat pasi kredia do të përdoret për blerjen e teknologjive të pranueshme që tregtohen nga këta tregtarë.
Qëllimi kryesor i EBRD GEFF është të ndihmojë familjet që të rrisin nivelin e efiçiencës energjetike, duke reduktuar emetimet e CO2 dhe duke përmirësuar komoditetin e jetës. Në këtë përpjekje sfiduese, partnerët kryesorë të EBRD GEFF janë tregtarët e regjistruar në Selektorin e Teknologjisë dhe Institucionet Financiare Partnere – Union Bank dhe Fondi Besa. Tregtarët e regjistruar në Selektorin e Teknologjisë do të rrisin qarkullimin e tyre pasi fondet do të përdoren për blerjen e produkteve efiçiente të tregtuara prej tyre.
Gjatë takimit, ekspertët e EBRD GEFF shpjeguan se si tregtarët mund të bëhen pjesë e programit, por edhe se si të ndihmojnë klientët e tyre të nxjerrin Çertifikatën e Pranueshmërisë për produktet e tyre, në mënyrë që blerjet të bëhen shpejt, duke rezultuar në një qarkullim më të shpejtë për shitësit. Ekipi i GEFF gjithashtu shpjegoi procesin se si klientët mund të aplikojnë për një grant prej 15% deri në 20% të investimit.
Përfaqësuesit e institucioneve financiare gjithashtu morën pjesë në këto takime. Ata prezantuan produktin e tyre të kredisë dhe kushtet që ata ofrojnë për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Të dy institucionet i ftuan tregtarët të bashkëpunojnë me ta për ta bërë blerjen e teknologjive të tyre më të arritshme për një numër më të madh të individëve. Ata theksuan se presin që investimet në efiçiencën e energjisë të sigurojnë kushte më të mira të jetesës dhe të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi më të shëndetshëm për qytetarët shqiptarë.
Të gjitha kompanitë që ofrojnë produkte ose pajisje nga ndonjë nga kategoritë e mëposhtme janë të mirëpritur të bëhen pjesë e Selektorit të Teknologjisë, një katalog online i të gjitha këtyre produkteve:
Për ta regjistruar biznesin tuaj në Selektorin e Teknologjisë, kontaktoni ekipin e GEFF.
Programi GEFF vepron nëpërmjet një rrjeti prej më shumë se 130 institucionesh financiare në 26 vende, të mbështetura nga rreth 4 miliardë euro nga financimi i BERZH. Kjo ka mundësuar më shumë se 120,000 klientë të kursejnë një total prej gati 7 milion ton emetimi të CO2 në vit.