Programi për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër në Ballkanin Perëndimor realizon disbursimin e parë në Shqipëri
1.5 milionë euro për institucionin e mikro-kredisë, Fondi BESA
Disbursimi i parë nën Programin për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër në Ballkanin Perëndimor
Fondi BESA është institucioni më i madh i mikrokredisë në Shqipëri
Fondet do të mbështesin investimet në efiçencën e energjisë
Investimet e gjelbra për rezidencat në Shqipëri do të rriten me disbursimin e parë nën Programin për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër të BERZH në Ballkanin Perëndimor.
Fondi BESA, institucioni më i madh për mikro kredi në Shqipëri, do të përfitojë 1.5 milionë euro me qëllim dhënin e huave për investime në teknologjitë e efiçencës së energjisë, materiale dhe plane masash për rezidencat private dhe ndërtesat. Shuma totale e huave do të jetë 3 milionë euro.
Këto investime pritet të reduktojnë konsumin e energjisë me rreth 68,000MVh në vit dhe ulje të emetimeve të gazeve në atmosferë me rreth 21,250 tonë CO2.
Fondi BESA ka mbi 32,200 klientë në Shqipëri dhe një portofol kredie prej 87 milionë euro si dhe 107 milionë euro në asete. 66% e kompanisë është në pronësi të një organizate jo-fitimprurëse, Albanian Besa Capital Foundation. Kompania është partnere e BERZH që prej vitit 2010 dhe ofron mikro-kredi për individë dhe biznese të vogla në të gjithë Shqipërinë.
Financimi i ri për Shqipërinë ofrohet nën Programin e BERZH prej 85 milionë euro për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër në Ballkanin Perëndimor. Programi është një nismë e përbashkët e Bashkimit Evropian (BE), donatorëve dypalësh dhe shteteve përfituese që bashkëpunojnë nën Platformën e Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF) dhe zbatohet në partneritet me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë. Ministria Federale e Financave të Austrisë do të ofrojë incentiva dhe bashkëpunim teknik në mbështetje të investimeve për teknologjitë e gjelbra.
Programi për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër operon përmes një rrjeti prej më shumë se 130 institucionesh financiare vendase në 26 shtete dhe rreth 4 miliardë euro financime nga BERZH. Kjo ka bërë të mundur që mbi 120,000 klientë të evitojnë emetimin e rreth 7 milionë tonë CO2 më pak në vit.
BERZH ka investuar 1.2 miliardë euro në 84 projekte në Shqipëri.
Supported by
By using this site, you confirm that you accept our Terms and Conditions as well as our Cookies Policy AcceptRead More
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.