EBRD GEFF dhe Fondi Besa takojnë koordinatorët e administratorëve të ndërtesave të banimit në Tiranë
Bashkia e Tiranës hapi dyert për të mirëpritur EBRD GEFF gjatë një takimi përshëndetës që u mbajt për t’u paraqitur koordinatorëve të administratorëve të ndërtesave mundësitë për t’i bërë apartamentet e Tiranës eficiente ndaj energjisë.
Ekipi i EBRD GEFF së bashku me përfaqësuesit e Fondit Besa paraqitën programin dhe mundësinë për të marrë deri në 20% grant nga BE-ja për investimet e gjelbërta në apartamentet e tyre.
Apartamentet në Tiranë zakonisht nuk kanë izolim termik, kanë dritare të vjetra dhe pajisje për ftohje/ngrohje joeficiente kështu që potenciali për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe për të zvogëluar faturat e energjisë është i madh. Bashkia e Tiranës pati kënaqësinë t’u paraqiste koordinatorëve të administratorëve të ndërtesave se si EBRD GEFF mund t’i ndihmojë familjet që t’i bëjnë shtëpitë më të rehatshme, si në verë ashtu edhe në dimër dhe në të njëjtën kohë t’i zvogëlojnë shpenzimet e energjisë.
Njëzet e pesë koordinatorë të administratorëve të ndërtesave u informuan se cilat investime janë të pranueshme, si të aplikojnë për Kredinë e Gjelbër që Fondi Besa ofron në kuadrin e EBRD GEFF dhe si banorët mund të marrin grant deri në 20%. Nga ana tjetër, ata do të informojnë administratorët e ndërtesave përkatëse që t’i ndihmojnë banorët të përgatisin dokumentat e nevojshme.
Financimi i ri për Shqipërinë ofrohet nën Programin e BERZH prej 85 milionë euro për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër në Ballkanin Perëndimor. Programi është një nismë e përbashkët e Bashkimit Evropian (BE), donatorëve dypalësh dhe shteteve përfituese që bashkëpunojnë nën Kornizën e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) dhe zbatohet në partneritet me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë. Ministria Federale e Financave të Austrisë do të ofrojë incentiva dhe bashkëpunim teknik në mbështetje të investimeve për teknologjitë e gjelbra.
Programi për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër operon përmes një rrjeti prej më shumë se 130 institucionesh lokale financiare në 26 shtete, të mbështetura nga rreth 4 miliardë euro financime nga BERZH. Kjo ka bërë të mundur që mbi 120,000 klientë të evitojnë emetimin e rreth 7 milionë tonë CO2 (dioksid karboni) më pak në vit.
Supported by
By using this site, you confirm that you accept our Terms and Conditions as well as our Cookies Policy AcceptRead More
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.