Përdorni Selektorin e Teknologjisë për të zgjedhur pajisjen dhe materialet e përshtatshme (ose merrni specifikimet nga prodhuesi që i vërteton kërkesat minimale të performancës) dhe krijoni Certifikatën e Përshtatshmërisë. Printojeni, ruajeni në pajisjen tuaj elektronike ose shkruajeni numrin e Certifikatës që të mund ta gjeni te Selektori i Teknologjisë.
Merrni faturen proforma nga tregtari/distributori juaj lokal për teknologjitë e zgjedhura. Në faturen proforma duhet të theksohen: (i) çdo lloj konkret i teknologjisë që financohet dhe çmimi i saj; (ii) kostot e instalimit për secilën teknologji që duhet të instalohet.
Plotësoni formularin e aplikimit të Institucionit Financiar Partner që keni përzgjedhur dhe e dorëzoni atë së bashku me dukumentet e lartpërmendura.
Institucionet Financiare Partnere do ta vlerësojnë përshtatshmërinë tuaj për financim sipas kushteve të GEFF, aftësinë tuaj kreditore në përputhje me standardet dhe procedurat e brendshme të Institucionit si dhe bazuar në faktin që teknologjia e shënuar në Certifikatën e Përshtatshmërisë është e regjistruar në Selektorin e Teknologjisë. Pas vlerësimit pozitiv, do t’ju sigurohet financimi për ta blerë teknologjinë e zgjedhur.
Merrni masa për instalimin e teknologjisë. Kujdesuni që të keni faturën dhe dëshminë e pagesës si dhe certifikatat e instalimit/certifikatat e komisioneve (nëse aplikohen) që të mund t’i prezantoni kur të kërkoni verifikimin.
Në mënyrë që të kualifikoheni për grant, ju lutemi kini parasysh se teknologjitë/produktet e instaluara në shtëpinë tuaj duhet:
Për më shumë informacione rreth kushteve të lidhura me verifikimin dhe pagesën e granteve, ju lutemi lexoni Termat dhe Kushtet e Programit Kreditor për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër (GEFF) i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për pagesën e granteve.
Pasi të kenë përfunduar instalimet e teknologjive/produkteve të blera në shtëpinë tuaj, ju mund të aplikoni online, në internet, për grant të BE-së përmes Sistemit tonë të Menaxhimit të Verifikimit (VMS).
Për informacione rreth kushteve të lidhura me verifikimin dhe pagesën e granteve, ju lutemi lexoni Termat dhe Kushtet e Programit Kreditor për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër (GEFF) i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për pagesën e granteve.
Ky sistem online mund të përdoret si nga pajisjet desktop ashtu edhe nga pajisjet mobile. Ju mund të filloni Kërkesën tuaj për Verifikim, të ruani të dhënat e regjistruara dhe të vazhdoni sipas vullnetit tuaj duke përdorur vetëm një ose duke kombinuar aksesin nga pajisje të ndryshme. Sistemi lejon ngarkimin e lehtë të dokumenteve që mund të fotografohen gjatë procesit të dorëzimit. Ju mund të monitoroni ecurinë e kërkesës suaj përmes emaileve të krijuara nga sistemi ose duke u identifikuar në VMS.
Ekipi i GEFF do të verifikojë nëse teknologjia është instaluar, gjë që mund të kërkojë gjithashtu një konfirmim dhe vizitë në terren (në shtëpinë tuaj).
Pas verifikimit të suksesshëm, Institucioni Financiar Partner do të paguajë grantin në llogarinë tuaj. Më pas, projekti juaj mund të bëhet një nga historitë e suksesit të GEFF.