EBRD GEFF ishte njëri nga partnerët e Festivalit të Gjelbër i cili u mbajt për herë të tretë në Prishtinë, nga data 19 deri 21 shtator.
EBRD GEFF ishte njëri nga partnerët e Festivalit të Gjelbër i cili u mbajt për herë të tretë në Prishtinë, nga data 19 deri 21 shtator.
Festivali i Gjelbër organizohet çdo vit për t’i promovuar bizneset e gjelbra të Kosovës dhe për ta ngritur vetëdijen dhe interesimin për efiçiencë të energjisë, energji të ripërtëritshme dhe riciklim të materialeve. Në festival u ekspozuan 41 biznese të Kosovës të cilët prezantuan produktet dhe shërbimet e tyre në Pavijonin e Gjelbër.
Arian Lila, menaxheri i kontakteve me bankat në EBRD GEFF prezantoi projektin duke potencuar nevojën e investimit në teknologji me efiçiencë të energjisë si dhe në energji të ripërtëritshme. Ai theksoi se 55% e energjisë elektrike në Kosovë përdoret nga konsumatorët familjarë si dhe penetrimi në treg i investimeve efiçiente në banesa është 9% prandaj ka shumë hapësirë për të ulur konsumin e energjisë elektrike.
Mbështetës i Festivalit ishte edhe TEB Banka, një nga partnerët financiar të projektit EBRD GEFF. Me këtë rast, u informua publiku në cilat teknologji mund të investojnë nëpërmjet EBRD GEFF por edhe me çfarë kushtesh kreditore.
Deri më tani në Kosovë janë vërtetuar rreth 640,000 Euro investime, kurse shuma e plotë pritet të arrijë 8,5 milionë Euro.
Programi Kreditor për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër (GEFF) i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Ballkanin Perëndimor siguron financim për sektorin e banimit si dhe për bizneset që ofrojnë produkte të efiçensës së energjisë, produkte të energjisë së ripërtëritshme si dhe shërbime për individët. Vëllimi i përgjithshëm i linjës kreditore në Ballkanin Perëndimor, domethënë në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, është 85 milionë euro.
GEFF në Ballkanin Perëndimor zbatohet në kuadrin e Programit Rajonal të Efiçiencës së Energjisë për Ballkanin Perëndimor (REEP Plus), i financuar nga Unioni Europian, dhe i realizuar në bashkëpunim me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë. Programi i Bashkëpunimit Teknik në kuadër të Programit mbështetet nga Ministria Federale e Financave të Austrisë dhe Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor.